
Çka është trigonometria ?
Trigonometria është një degë e matematikës që merret me marrëdhëniet midis këndeve dhe brinjëve të trekëndëshit, veçanërisht të trekëndëshit kënddrejtë.
Fjalën “trigonometria” e përbëjnë fjalët greke: trigono = trekëndësh dhe metros = matje, që d.m.th. “matja e trekëndëshit”.
Pse është e rëndësishme?
Trigonometria është shumë e rëndësishme sepse:
1. Përdoret në gjeometri dhe matematikë – ndihmon për të gjetur gjatësi, kënde ose lartësi që nuk mund të maten drejtpërdrejt.
2. Ka përdorime në shkencë dhe teknologji – për shembull në:
Fizikë: për të llogaritur forca, lëvizje, valë e dridhje.
Inxhinieri: në ndërtim, arkitekturë, elektricitet e mekanikë.
Astronomi: për të matur distanca midis yjeve e planetëve.
Navigim e GPS: për të gjetur drejtimin dhe distancën midis dy pikave.
3. Në përditshmëri, trigonometria përdoret për:
Matjen e lartësisë së një ndërtese ose mali,
Përcaktimin e distancave në hartografi apo ndërtim.
Vazhdoni me leximin e Çka është trigonometria dhe pse është e rëndësishme?