Arkiva të Përmuajshme: Nëntor 2017

Pjesëtimi me mbetje -përdorimi në jetën e përditshme

Me mbetje kemi të bëjm shpesh. Sikur sot, ditë e martë, më 28 nëntor ( data e Pavarësisë së Shqipërisë ) të të teket të dish ç’ditë të javës bie 17 shkurti ( data e Pavarësisë së Kosovës ), atëherë s’ka pse të bësh llogaritje të gjata: deri në fund të nëntorit mbeten edhe 2 ditë, dhjetori dhe janari kanë nga 31 ditë, kurse deri te data e Pavarësisë së Kosovës mbeten edhe 17 ditë të shkurtit. Kështu kemi 2+31+31+17=81 ditë . Pra 17 shkurti është dita e 81 -të duke filluar nga dita e sotme. Java ka 7 ditë dhe duke pjesëtuar numrin 81 me 7 marrim herësin 11 dhe mbetjen 4, d.m.th. 81=7X11+4 . Kështu që dita e 81-të është njëlloj si të ishte dita e katërt pas ditës së sotme. Sot është e martë, d.m.th. 17 shkurti do të jetë një ditë si ajo që është pas katër ditësh, që i bie e shtunë. Përfundimisht , 17 shkurti 2018 do të jetë në ditën e shtunë.
Ngjashëm mund të llogariten edhe data të tjera.

Përgatiti: Faton Hyseni
28 nëntor 2017

http://www.maths2017.wordpress.com


Me mbetje kemi të bëjm shpesh. Sikur sot, ditë e hënë, më 17 shkurt ( data e Pavarësisë së Kosovës ) të të teket të dish ç’ditë të javës bie 28 nëntori ( data e Pavarësisë së Shqipërisë ), atëherë s’ka pse të bësh llogaritje të gjata: deri në fund të shkurtit mbeten edhe 12 ditë dhe 8 muaj me nga 30 përkatësisht 31 ditë, kurse 28 ditë të nëntorit deri te data e Pavarësisë së Shqipërisë . Kështu kemi 12+31+30+31+30+31+31+30+31+28=285 ditë . Pra 28 nëntori është dita e 285 -të duke filluar nga dita e sotme. Java ka 7 ditë dhe duke pjesëtuar numrin 285 me 7 marrim herësin 40 dhe mbetjen 5, d.m.th. 285=7X40+5 . Kështu që dita e 285-të është njëlloj si të ishte dita e pestë pas ditës së sotme. Sot është e hënë, d.m.th. 28 nëntori do të jetë një ditë si ajo që është pas pesë ditësh, që i bie e shtunë. Përfundimisht , 28 nëntori 2020 do të jetë në ditën e shtunë.
Ngjashëm mund të llogariten edhe data të tjera.
Përgatiti: Faton Hyseni
17 shkurt 2020