Arkiva të Përditshme: 15/10/2017

Vizorja

product_1460225291__-_-20-_

S’di pse me zero nis vizorja ime

Nis po ku vallë do të përfundojë

Gjendem pranë saj të sjell vendime

Sa numra ajo guxon të pushtojë.

 

Dhe shtrihet vij e hollë, e zgjatur

Por s’lë të shtrihet dot pa e matur.

 

E dua vizoren se numrat i rriten

I rriten numrat dhe s’i përsëriten.

 

Kudo që të jetë në Pejë a në Prishtinë

Gjithëkah vizorja mban diciplinë.

 

Në vizore vijat nuk shkojnë rikverc

Me të vizatova shpejtë një kotec

Dhe një shtëpi, një trung t’qershisë

Dhe një minare t’lartë të xhamisë.

 

Edhe vizorja ka shumë të meta

S’mund t’i vizatoj gjethet e blerta.

 

Me të s’vizatohet as rrushi , as dëbora

Vetëm drejtësinë na e ndjek vizorja.