Arkiva të Përmuajshme: Shtator 2017

Bashkësitë

  • Bashkësia është kuptim themelor në matematikë e cila nuk përkufizohet por sqarohet me shembuj si p.sh. bashkësia e numrave, bashkësia e nxënësve, bashkësia e qyteteve të Kosovës, etj.

  • Bashkësitë shënohem me shkronja të mëdha si p.sh. A,B,C…, kurse elementet e bashkësisë me shkronja të vogla si p.sh. a,b,c,… .

Vazhdoni me leximin e Bashkësitë

Gjykimet ( detyra )

Detyra për nxënësit e Gjimnazit ” Kuvendi i Arbërit ”   Ferizaj
Klasa X
Drejtimi: Shkencat e Natyrës
Viti shkollor 2017/2018

Vërejtje: Secili nxënës duhet të zgjidh nga 2 nëndetyra ( për detyrat me disa nënëdetyra ) nga gjithsej 25 detyra.

Shkarkoni PDF: Gjykimet

Gjykimet

  • Fjalia deklarative e cila ka kuptim dhe e cila është e saktë ( e vërtetë ) ose e pasaktë ( e pavërtetë ) quhet gjykim .

  • Gjykimet e sakta quhen pohime .

  • Gjykimet shënohen me shkronja të vogla si p.sh. p,q,r,s,… .

  • Vlera e saktësisë së gjykimit p shënohet me υ(p) dhe mund të jetë :

υ(p)=T ( e saktë ) υ(p)=⊥ ( e pasaktë )

  • Veprimet me gjykime :

a ) negacioni ( ⌉ )

b) konjuksioni ( ∧ )

c ) disjunksioni ( ∨ )

d ) implikacioni ( ⇒ )

e) ekuivalenca ( ⇔ )

  • Tabela e vlerave të saktësisë është:

    Screenshot_7