


Krahas sisteve numerike pozicionale ka edhe sisteme numerike jopozicionale. Shembull i sistemit të tillë janë numrat romak. Simbolet themelore të këtij sistemi janë: I=një, V=pesë, X=dhjetë, L=pesëdhjetë, C=njëqind, D=pesëqind dhe M=njëmijë. Secili numër fitohet me kombinimin e këtyre simboleve.
Rregullat e të shkruarit janë:
P.sh. për 1981=MCMLXXXI vlera është:
M + CM + L + X + X + X + I
1000 900 50 10 10 10 1
Referenca:
Probleme matematikore për kurreshtar, Skender Berani, Prishtinë, 2004.
Kalkulator online për konvertimin e numrave arab në romak dhe anasjelltas
Tabela-e-numrave romak


Për të shkruar me shkronja numrat deri në tri shifra, zbatohen këto rregulla :
Si një fjalë e vetme shkruhen numrat deri në 20 dhe numrat 20,30,…, 90,100,…900.
P.sh. 7-shtatë, 13-trembëdhjetë, 20-njëzet, 60-gjashtëdgjetë, 900-nëntëqind, etj.
Numrat tjerë nuk shkruhen si një fjalë e vetme.
P.sh. 45-dyzet e pesë, 572-pesëqind e shtatëdhjetë e dy, 1878-një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë, 2017-dy mijë e shtatëmbëdhjetë, etj.
( Probleme matematikore për kureshtar, Skender Berani, Prishtinë 2004 )
Kryeredaktori i gazetës gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung Wolfgang Günter Lerch tha se bota sot nuk do ta shihte me sy internetin e as kompjuterin sikur te mos ishin teoritë dhe konceptet e themeluesit të dy shkencave asaj të logaritmit dhe të algjebrës, si dhe autori i rregullave të shkencës së aritmetikës bashkëkohore, dijetari musliman Ebu Xhafer Muhamed ibën Musa El-Havarizmij.Vazhdoni me leximin e NUK DO TE KISHTE INTERNET PA EL – HAVARIZMIN

Para se të fillojmë të shkojmë në shkollë kemi menduar se numri 10, e disa se numri 100, është numri më i madh. Gradualisht, kemi mësuar për numra më të mëdhenj, për milion, për miliard, trilion, etj. Mirëpo, cili është numri më i madh i shkruar në sistemin dekad të numrave, i cili ka emër ?
Në Gjermani, Britani dhe Spanjë përdoret emërtimi vigintilion, i cili në sistemin dekad shkruhet 1 me 120 zero.
ShBA, Kanada, Franca dhe Rusia me këtë emërtim e shkruajn 1 me 63 zero. Matematikani amerikan, Kastler, pa e ditur për vigintilionin, e shënon ” numrin më të madh ” , si gugol i cili shkruhet 1 me 100 zero. Gugoli zyrtarisht hynë në përdorim si numri më i ” madh “. Në shpërndarjen astronomike figuron edhe numri më i madh se gugoli: gugol-psi, i cili është ” 10 në gugol “.
Ta mendojmë rruzullin tokësor të mbushur me kokrra zalli. Sa do të isbte numri i përgjithshëm i kokrrave të zallit në atë rruzull ? Është njehsuar se po të mbushet një sferë e madhësisë së tokës me kokrra zalli, numri i kokrrave të zallit do të ishte njëqind kuantilion ( 1 me 32 zero ). Ky është numër kolosal, mirëpo as i përafërt me gugolin.
Të cekim se edhe këtë se miliardi ( 1 me 9 zero ) në SHBA, Francë dhe Rusi quhet bilion. Bilioni megjithatë është 1 me 12 zero në shumë shtete.
( Probleme matematikore për kureshtar, Skender Berani , Prishtinë, 2004 ).