Arkiva të Përditshme: 04/08/2017

Shkrimi i numrave romak

numrat-romak

Krahas sisteve numerike pozicionale ka edhe sisteme numerike jopozicionale. Shembull i sistemit të tillë janë numrat romak. Simbolet themelore të këtij sistemi janë: I=një, V=pesë, X=dhjetë, L=pesëdhjetë, C=njëqind, D=pesëqind dhe M=njëmijë. Secili numër fitohet me kombinimin e këtyre simboleve.

Rregullat e të shkruarit janë:

  •  Më shumë se tri shifra të njejta nuk mund të shkruhen njëra pas tjetrës.
  • Vargu i shifrave të njejta paraqet vlerën numerike të shumës së tyre.
  • Nëse është shifra e vogël në të majtë të shifrës së madhe, atëherë e vogla zbritet nga e madhja.
  • Nëse shifra e vogël është në të djathë të shifrës së madhe, atëherë ato shifra mblidhen.

P.sh. për 1981=MCMLXXXI vlera është:

M    +  CM  +  L  +  X  +  X   +  X  +  I

1000   900     50     10      10      10     1

Referenca:

Probleme matematikore për kurreshtar, Skender Berani, Prishtinë, 2004.


Kalkulator online për konvertimin e numrave arab në romak dhe anasjelltas

Tabela-e-numrave romak

Shkrimi i numrave me shkronja

Për të shkruar me shkronja numrat deri në tri shifra, zbatohen këto rregulla :

Si një fjalë e vetme shkruhen numrat deri në 20 dhe numrat 20,30,…, 90,100,…900.

P.sh. 7-shtatë, 13-trembëdhjetë, 20-njëzet, 60-gjashtëdgjetë, 900-nëntëqind, etj.

Numrat tjerë nuk shkruhen si një fjalë e vetme.

P.sh. 45-dyzet e pesë, 572-pesëqind e shtatëdhjetë e dy, 1878-një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë, 2017-dy mijë e shtatëmbëdhjetë, etj.

( Probleme matematikore për kureshtar, Skender Berani, Prishtinë 2004 )