Arkiva të Përditshme: 04/08/2017

Ndarja e 17 deveve

Picture

Ishte një dijetar, i cili duke vdekur u la amanet tre nxënësve të tij 17 deve që t’i ndanin në këtë mënyrë: më të vjetërit i takonin gjysma e deveve, të mesmit i takonin një e treta, ndërsa më i vogli do të marrë një të nëntën.

Vazhdoni me leximin e Ndarja e 17 deveve

Barazim brilant i Havarizmit !

havarizmi

Në një rast kur e pyetën matematikanin e mirënjohur (Muhammed b. Musa) el-Havarizmin (780-850) për njeriun, atëbotë ai përgjigjet:

-Nëse njeriu ka nderëshmëri), atëherë ai është = 1

-Nëse ai është i pashëm, atëherë shtoja njëshit një zero = 10.

-Nëse ai është kamës, atëherë po ashtu shto një zero tjetër = 100.

-Nëse ai ka prejardhe të fisshme, atëherë është = 1000.

-Por, nëse humb numri një, d.m.th. ndershmëria, atëherë humb vlera njeriut, dhe mbesin vetëm zerot!

Pjesëtimi me mbetje-çka na hynë në punë në jetën e përditshme ?

pavaresi

Me mbetje kemi të bëjmë shpesh. Sikur sot, ditë e hënë, më 28 nëntor ( data e Pavarësisë së Shqipërisë ) të të teket të dish ç’ditë të javës bie 17 shkurti ( data e Pavarësisë së Kosovës ), atëherë s’ka pse të bësh llogaritje të gjata: deri në fund të nëntorit mbeten edhe 2 ditë, dhjetori dhe janari kanë nga 31 ditë, kurse deri te data e Pavarësisë së Kosovës mbeten edhe 17 ditë të shkurtit. Kështu kemi 2+31+31+17=81 ditë . Pra 17 shkurti është dita e 81 -të duke filluar nga dita e sotme. Java ka 7 ditë dhe duke pjesëtuar numrin 81 me 7 marrim herësin 11 dhe mbetjen 4, d.m.th.  81=7.11+4 .  Kështu që dita e 81-të është njëlloj si të ishte dita e katërt pas ditës së sotme. Sot është e hënë, d.m.th. 17 shkurti do të jetë një ditë si ajo që është pas katër ditësh, që i bie e premtja. Përfundimisht , 17 shkurti 2017 do të jetë në ditën e premte.

Ngjashëm mund të llogariten edhe data të tjera. 


Përgatiti: Faton Hyseni

28 nëntor 2016

Referenca: Befasitë e matematikës, Aleko Minga , Tiranë 2001