Numri më i madh

wpid-1438251980428.jpg

Para se të fillojmë të shkojmë në shkollë kemi menduar se numri 10, e disa se numri 100, është numri më i madh. Gradualisht, kemi mësuar për numra më të mëdhenj, për milion, për miliard, trilion, etj. Mirëpo, cili është numri më i madh i shkruar në sistemin dekad të numrave, i cili ka emër ?
Në Gjermani, Britani dhe Spanjë përdoret emërtimi vigintilion, i cili në sistemin dekad shkruhet 1 me 120 zero.
ShBA, Kanada, Franca dhe Rusia me këtë emërtim e shkruajn 1 me 63 zero. Matematikani amerikan, Kastler, pa e ditur për vigintilionin, e shënon ” numrin më të madh ” , si gugol i cili shkruhet 1 me 100 zero. Gugoli zyrtarisht hynë në përdorim si numri më i ” madh “. Në shpërndarjen astronomike figuron edhe numri më i madh se gugoli: gugol-psi, i cili është ” 10 në gugol “.
Ta mendojmë rruzullin tokësor të mbushur me kokrra zalli. Sa do të isbte numri i përgjithshëm i kokrrave të zallit në atë rruzull ? Është njehsuar se po të mbushet një sferë e madhësisë së tokës me kokrra zalli, numri i kokrrave të zallit do të ishte njëqind kuantilion ( 1 me 32 zero ). Ky është numër kolosal, mirëpo as i përafërt me gugolin.
Të cekim se edhe këtë se miliardi ( 1 me 9 zero ) në SHBA, Francë dhe Rusi quhet bilion. Bilioni megjithatë është 1 me 12 zero në shumë shtete.

( Probleme matematikore për kureshtar, Skender Berani , Prishtinë, 2004 ).

Lini një koment