Arkiva të Përmuajshme: Gusht 2017

Lehtësia e shumëzimit

Shpesh duket shumë e ngatërruar për të shumëzuar numra me dy shifra. Për lehtësi veprimi ne mund te bëjmë manipulime matematike të lejuara.

Psh:

34 x 5 mund të zëvendësohet me 17 x 10

Pra gjysma e 34 shumëzohet me dyfishin e 5 dhe rezultati është sigurisht i njejtë.

Kjo mund të përdoret edhe për numra me të mëdhenj, ku pjestimi me dy është mjaft më i lehtë se sa një shumezim me 5 .

Math and Maths

Math and maths are equally acceptable abbreviations of mathematics. The only difference is that math is preferred in the U.S. and Canada, and maths is preferred in the U.K., Australia, and most other English-speaking areas of the world.

Math dhe maths janë shkurtesat njëlloj të pranueshme të matematikës . I vetmi ndryshim është se math është e preferuar në SHBA dhe Kanada ,kurse maths është e preferuar në Mbretërinë e Bashkuar , Australi , dhe shumica e vendeve të tjera anglisht – folëse të botës .

Kostoja e botimeve

” Me metoda matematike është llogaritur që nëse hartuesit e alfabetit tonë në Kongresin e Manastirit do të kishin pasur parasysh që për 9 shkronjat bigrame ( dh, gj, nj, etj ), do të kishin vendosur 9 germa të thjeshta si në disa gjuhë të tjera, kostoja e botimeve tona do të ishte 6,4% më e ulët “

( Marrë nga libri : Një jetë për matematikën, Myzemil Osmani )

Zeroja

Matematicienti italian Fibonaçi ua kishte prezantuar evropianëve konceptin e numrit zero në shekullin e 13’të. Ai ishte rritur në Afrikën Veriore dhe e kishte mësuar fjalën arabe sifr – domethënia e së cilës ishte “asgjë” ose “e zbrazët”. Ai e kishte ‘latinizuar’ atë si zephrum, dhe pastaj italianët e kishin emëruar si zero. Për shkak se numrat romakë nuk mund ta shprehnin këtë numër, ai e kishte huazuar numrin nga arabishtja, ndërsa tani të gjithë numrat njihen si numra arabë.

Deri në shekullin e 12, Evropa nuk e njihte numrin zero, të cilin e kishte zbuluar matematicienti arab Muhammed ibn Musa. Sipas historianit Uillmot ishte Zhiradi, nje teolog e dijetar pranë Papës që e vuri i pari në përdorim. Mungesa e zeros ishte një anomali matematike. Po të mos bashkëpunonte kultura e Lindjes me ate të Përendimit, nuk do të ishte zhvilluar teoria e Ajnshtajnit dhe Nil Amstrogu nuk do të mund ta bënte udhëtimin e tij të famshëm në Hënë. Intelekti është dhunti e Zotit dhe ky intelekt është ai që zbuloj zeron. Zeroja mund të quhet motori i harmonisë së krijuar nga Allahu. Me zeron nisi revulucioni në shkencë. Ajo bëri që të zhvillohej Matematika, Astronomia, Fizika, Kimia, Biologjia e shumë degë tjera.

Themeluesi i algjebrës

Abu Abdullah Muhamed Ibn Musa Al-Khuarizmi lindi në Kuarizm (Kheva), nje qytet ne jug te lumit Oksus ne Uzbekistanin e sotëm në vitin 770. Prindërit e tij emigruan në një vend në jug te Bagdatit kur ai ishte akoma fëmijë. Data e saktë e lindjes nuk dihet. Ai njihet më së miri për paraqitjen e konceptit matematikal Algorithmin që edhe mori emrin e tijë.Muhamed Bin Musa Al-Khuarizmi (Algorizmi).jpg

Al-Khuarizmi ishte një nga matematikanët më të mëdhenjë që kishte jetuar në ato kohëra. Ai ishte themeluesi i shumë degëve dhe koncepteve bazë të matematikës. Ai është një astronom dhe gjeograf i famshëm. Al-Khuarizmi ndikoi mendimin matematikan nëpërmjet shkrimeve të tija. Ai njihet si themeluesi i agjebres pasi ai jo vetem që nisi këtë subjekt në një formë sistematike por edhe e zhvilloi atë në atë masë sa i dha zgjidhje analitike ekuacioneve kuadrate dhe lineare. Emri algjebër rrjedh nga libri i tij i famshem ” Al-Xhabr ua-al-Mukabilah”. Ai zhvilloi në detaje tabelën e trigonometrisë e cila përmbante gjashtë funksione, të cilat me vonë u shëndrruan në funksione tangjente. Al-Khuarizmi gjithashu zhvilloi llogaritjen e dy gabimeve, te cilat e cuan atë në konceptin e diferencimit. Ai rregulloi përfaqësite gjeometrike të seksioneve konike.